FRIGOALB sh.p.k. është krijuar si një biznes familjar dhe është i pranishëm në tregun shqiptar që nga viti 2001.
Frigoalb zhvillon aktivitetin e vet në fushën e sistemeve të ftohjes dhe kondicionimit. Ndër vite Firma ka pësuar një zhvillim
duke zënë një vend të rëndësishëm në treg duke i bërë ballë me sukses konkurrencës.
Biznesi përbëhet nga dy sektorë bazë që janë:

1 - Pjesë këmbimi për sistemet e ftohjes dhe kondicionimit:
FRIGOALB sh.p.k. është distributor i disa prej firmave më të mëdha në fushën e ftohjes si: DUPONT, TECUMSEH EUROPE, EMBRACO-ASPERA, ELUMA, REFCO. Ndër vite ne kemi krijuar një përvojë në bazë të një punë serioze profesionale duke rritur aftësitë teknike dhe tregtare. Këtë aktivitet e zhvillojmë në dy njësitë tona në Tiranë dhe në Shkodër ndërkohë që magazina qëndrore ndodhet në Tiranë. Gjithashtu bashkëpunëtorët tanë shtrihen në të gjithë vendin.

2 - Sisteme kondicionimi :
Pas disa viteve eksperiencë në tregtimin e produkteve të sistemeve të kondicionimit në fund të vitit 2007 jemi bërë distributor zyrtar të MITSUBISHI ELECTRIC , firmës së mirënjohur japoneze me produkte të kualitetit të lartë. Shitja dhe shpërndarja e produkteve tona realizohet përmes një rrjeti shpërndarës i cili shoqërohet me përkrahjen tonë logjistike për të gjithë klientet tanë. Vitet e punës, përvoja, produktet të cilësisë së lartë, na kanë vënë si qëllim që të modernizojmë infrastrukturën tregtare për të arritur krijimin e një imazhi të veçantë në treg. Punonjësit tanë janë profesionistë me përvojë të gjerë të cilët me kënaqësi ndihmojnë me këshilla për të gjetur zgjidhje optimale.

Ju faleminderit,



Pak histori...
1999 - Idea dhe fillimi I aktivitetit në sektorin e pjesëve të këmbimit për sistemet e ftohjes.
2001 - Hapja e njësisë së parë në tiranë në rr. Muhamet Gjollesha.
2002 - Zgjerimi i biznesit me futjen e produkteve të kondicionimit Mitsubishi.
2003 - Hapje e njësisë në rrugën e Dibrës dhe hyrja në biznes të madh.
2005 - Hapja e njësisë në Shkodër si dhe magazinës qëndrore në Tiranë.
2007 - Me 2 dhjetor 2007 bëhet distributor zyrtar i Mitsubishit Electric.
2010 - Riformatimi dhe specializimi në dy sektorët e biznesit.
Kushtet e përdorimit   |   Privatësia
Copyright @ 2010 Mitsubishi Electric Corporation. All Rights Reserved.   |   Webmaster